Loading…
E çuditshme: Në Gjilan mund të blesh edhe shtëpi me bitcoin
  • 04/02/2018 | 17:42

...

Një person nga Gjilani i Kosovës ka bërë një shpallje për shkëmbimin e 5 hektarëve tokë me krypto valutën Bitcoin ose Ethereum në vlerë prej 50.000 euro.


Këtë shpallje ai e ka bërë përmes rrjetit social Facebook dhe kjo ndoshta mund të jetë hera e parë që tek shqiptarët dhe më gjerë të shiten pasuri të patundshme me krypto valuta.

Jetojmë në një kohë kur monedhat virtuale janë bërë temë diskutimi nga mediat, shoqëria civile dhe investitorët. Këta monedha virtuale po bëhen gjithmonë e më të popullarizuara edhe tek shqiptarët, sidomos tek shqiptarët e Kosovës ku kanë filluar të përdoren dhe të tregtohen në masë të madhe nga shumë njerëz.

 Edhe pse në Prishtinë dhe Tiranë, institucionet qeveritare si Doganat e Kosovës, apo Banka e Shqipërisë dalin me deklarata edukative që mos përdoren këta monedha, duke bërë apele të ndryshme për maturi në përdorimin e monedhave kriptografike, qytetarët duket se nuk i kanë përfillur shumë këta apele.

Monedhat virtuale si Bitcoin dhe Ethereum janë monedhat më të njohura dhe të përhapura dhe sot në internet me ata monedha mund të bleni gjëra të ndryshme online.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë