Loading…
E çuditshme: Një copë e madhe akulli bie nga qielli, pastruesi fatlum i shpëton vdekjes
  • 12/02/2018 | 19:12

...

Një pastrues rruge dhe një kalimtar rasti shmangën një aksident të madh kur një pjesë e madhe e akullit ra nga qielli mbi një rrugë në Londër.


Ngjarjen e kanë xhiruar kamerat e vendosura në një taxi kompani aty afër, transmeton gazetametro.net.

Pastruesi ka thënë që është i lumtur që ka mbetur gjallë.

“E pastrova anën tjetër të rrugës, pastaj dëgjova një dridhje të madhe. Një pjesë e madhe e akullit, ndoshta i rëndë 10 kilogram ra ose nga aeroplani ose nga qielli. Gjithçka ndodhi shumë shpejt sa që nuk u frikësova shumë. Por ka pasur mundësi të përfundoja i vdekur në rrugë”, tha për mediet pastruesi.

Një tjetër kalues tha se zhurma ka qenë e madhe sikur të kishte rënë ndonjë meteor.

Është e dukshme se akulli ra nga një avion që afrohej në aeroportin Heathrow të Londrës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë