Loading…
E dashura e braktisi për shkak të Donald Trumpit
  • 10/11/2017 | 19:37

...

Një anëtar i të rinjve të Partisë Republikane në Filadelfia ka treguar se për shkak të presidentit Donald Trump është ndarë nga e dashura.


Tridhjetedyvjeçari Brian Leab tha se dashnorja e tij e kishte braktisur sapo kishte kuptuar se ai kishte votuar për presidentin aktual të SHBA-së.

“Kur dëgjoi se kam votuar për Trump, ajo ndërpreu bisedën dhe më tha: “A e di çfarë, Brian? Mendoj se jemi dy persona plotësisht të kundërt”.

“Pastaj në mënyrë demonstrative u ngrit dhe shkoi”, ka shpjeguar Brian.

Çifti ishte njohur përmes aplikacionit për njohje ‘Tinder’.

Ekspertja për lidhje dashurore, Jean Fitzpatrick ka deklaruar më herët gjatë këtij viti, se Trump është shndërruar ndër temat kryesore të bisedimeve mes çifteve, shkruajnë mediat britanike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë