Loading…
E dhimbshme: I riu po xhironte, por se dinte se ishte videoja e fundit e jetës
  • 12/03/2018 | 23:08

...

Njëri nga pasagjerët që humbën jetën tragjikisht pasi u rrëzuar aeroplanit turistik në lumin East në New York, kishte filmuar momentet e tij të fundit para fatkeqësisë.


Ai së bashku me katër pasagjerë tjerë kanë humbur jetën, derisa piloti i helikopterit ka shpëtuar. Ky helikopter po shëtiste pasagjerët, që dëshironin të shijojnë dhe fotografojnë qytetin nga ajri, transmeton Telegrafi.

Videon e kishte publikuar në Instagram, Trevor Kardian vetëm disa sekonda para se të rrëzohej helikopteri në lumë. Ky 26-vjeçar nga Dallasi fillimisht kishte filmuar veten dhe më pas bashkudhëtarët, ku njëri prej tyre ngrit gishtin. Pas disa sekondave ai filmon lumin dhe perëndimin e diellit.

Familjarët e Kardiganov ka njoftuar se Trevor ishte shpërngulur në New York disa muaj më parë. Ndërsa pasagjerët tjerë që humbën jetën janë Tristan Hell, 30-vjeç, punëtor i një agjencie turistike, Daniel Thompson, punonjës i kompanisë së helikopterëve, dhe zjarrfikësi Bryan McDaniel, 26-vjeç nga Dallasi dhe Carla Valehos-Blanko, 29, nga Argjentina.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë