Loading…
E dhimbshme: Vdesin afër 200 delfinë në një vend, ky është shkaktari
  • 11/01/2018 | 21:10

...

Shkencëtarët janë befasuar nga numri i madh trupave të delfinëve në plazhet e Rio de Janeiros në Brazil.


Brenda një muaji afër 200 trupa të delfinëve janë gjetur në Gjirin Sepetiba , dhe askush nuk e di pse po ndodh kjo.

Që nga mesi i muajit dhjetori në këtë pjesë bregdetare janë gjetur mesatarisht 4 deri në 5 trupa të delfinëve. Besohet se deri tani kanë humbur jetën 10 përqind e popullsisë së delfinëve në këtë degjion, që besohet të jetë 800 sosh.

Shkencëtarët po ekzaminojnë lëkurën, gjakun dhe eshtrat e delfinëve në përpjekje për të gjetur ndonjë virus apo baktere që mund të jetë shkaktari.

“Nuk e kemi parë këtë kurrë më parë. Është një tragjedi”, ka thënë Leonardo Flach në Boto Cinza Institute.

“Një ditë gjejmë trupa të delfinëve meshkuj dhe të rritur, pasta të femrave dhe të vegjël. Po shumica prej tyre janë thatanik, me plagë të thella në lëkurë. Nuk kam parë asnjëherë diçka të tillë”, u shpreh ai.

Flach thotë nëse shkaktari është ndonjë lloj virusi, 70 deri 80 përqind e delfinëve atje mund të vdesin. Kjo do të ishte shkatërruese për njërin prej regjioneve me koncentrimin më të madh të delfinëve në botë.

Në këtë regjion është e zakonshme të gjenden 5 trupa delfinësh të vdekur në muaj, zakonisht për shkak të efekteve të peshkimit të tepërt apo gjuajtjes ilegale të tyre, me qenë se në regjion qarkullojnë shumë anije dhe ka disa porte.

Tani Flach dëshiron të nis misionin për të shtyrë autoritetet të pranojnë zyrtarisht delfinët si specie e rrezikuar, dhe të ndërmarrin hapa për mbrojtjen e tyre.

Për momentin për delfinin ngjyrë hiqi që gjendet aty vlerësohet se nuk ka mjaftueshëm të dhëna, ndërsa për tu shpallur specie e rrezikuar duhet më shumë të dhëna.

Sidoqoftë, të dhënat e analizave për delfinët pritet të dalin në fund të muajit, ndërsa Flach dëshiron që deri atëherë në regjion të patrullojë marina e Brazilit.

“Shpresojmë që autoritetet të na ndihmojnë të shpëtojmë delfinët. Në të kundërtën, gjithçka do të shkoj shumë shpejt”, deklaroi Flach. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë