Loading…
E diela bllokon Shqipërinë: Kolona me mijëra vetura
  • 19/08/2018 | 22:39

...

Fundjava është kthyer në problem për shqiptarët dhe të huajt që kanë ardhur për turizëm.


Pasditja e çdo të diele në këtë sezon veror është momenti kur në aksin veror Levan-Fier krijohen radhë të gjata me automjete.

Kjo pjesë rruge, pak kilometra e gjatë, përshkohet me vështirësi për orë të tëra.

Artur Sulçe, ekspert për sigurinë rrugore, deklaroi në studion e lajmeve të Top Channel: “Bypass-i është nisur dhe është lënë në mes dy herë. Trafiku kryesor është pjesa jugore e vendit. Kjo rrugë nuk ka vetëm bypass-in, por edhe 4 kryqëzime nën nivel, në rrugën interurbane kryesore nga Lushnja deri në Fier, që janë rrezik për aksidente. Mendoj se ka ardhur koha që bypass-i të fillojë menjëherë, të paktën ta kemi për vitin tjetër. Matja e trafikut dhe volumit të tij, duhet t’i shërbejnë institucioneve përkatëse për ta menaxhuar trafikun në mënyrën e duhur, duke përdorur dhe vënë në përdorim edhe rrugët dytësore, të paktën për sezonin veror”.

Ndryshe, edhe kosovarët janë prekur nga këto kolona në shtetin shqiptar, pasi shumë prej tyre kishin zgjedhur për ta kaluar fundjavën atje.

Më të fundit
...
  • 20/09/2018 | 18:47
Të tjera
...
  • 20/09/2018 | 18:47
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë