Loading…
E frikshme: Filmimi i kushton, ariu i vërsulet gjuetarit dhe e sulmon
  • 11/07/2018 | 19:46

...

Një gjuetar në Kanada ishte duke filmuar një ari nënë me këlyshët e saj në Ëizard Lake kur ariu vuri re gjuetarin – iu afrua ngadalë- dhe më pas e sulmoi atë.


Zachari Brown po filmonte qetësisht tre arinjtë e vegjël duke eksploruar zonën me nënën e tyre, transmeton gazetametro.net

Derisa vazhdonte të filmonte, ai papritur vuri re se ariu po vinte në drejtim të tij.

Zachari tha se ishte aq i zënë duke filmuar sa nuk ishte i vetëdijshëm se çfarë në të vërtet po ndodhte.

 

Si një gjuetar me përvojë, Brown vuri re se çfarë ishte afër që të ndodhte.

Ariu nënë papritur iu vërsul atij.

Në video gjëja e fundit që shihni është fytyra e ariut dhe gjuetari papritur fillon të vrapojë duke bërtitur për jetën e tij.

Ai është fatlum të ketë ikur i gjallë, me një video të incidentit – pavarësisht faktit se i kishte rënë kamera pasi ia kishte mbathur. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë