Loading…
E gjen kuletën pas 14 vitesh, në një mënyrë që kurrë s’do t’i vinte në mendje
  • 30/11/2017 | 18:38

...

Tim Burrows, nga Anglia e kishte humbur kuletën në një festival në vitin 2003, dhe pas 14 vitesh ajo prapë arrin në duart e tij, por në një mënyrë që s’e kishte menduar asnjëherë.


Burrows, që me profesion ishte gazetar që kur e kishte humbur kuletën nuk e kishte menduar se do ta gjente më, pasi festivali ku ndodhi kjo kishte shumë njerëz, dhe kështu e kishte lënë në harresë, deri sa një ditë iu lajmërua një djalë duke i treguar se kuletën e tij e ka ai, dhe se i ka shfrytëzuar paratë në të, për të blerë pije për lojën ‘The Timothy Burrows Challenge’, transmeton gazetametro.net

Tim Burrows, u takua me personin në fjalë, e mori kuletën, nuk e paditi, thjeshtë u ndanë miqësisht. Ai madje thotë që kurrë s’do t’i shkonte në mendje se do ta gjente në këtë mënyrë.

“U befasova! Kontaktova nga një njeri që e gjeti portofolin tim në vitin 2003, mori 10 funte për të blerë pije dhe zhvilloi një konkurrencë të pijes për të më ‘nderuar’ mua”./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë