Loading…
E gjithë bota po qesh: ‘Sfida Neymar’ po përhapet në të gjithë globin |VIDEO
  • 10/07/2018 | 12:04

...

Kur mendojmë për Kupën e Botës, mendojmë për lojtarët më të mirë duke eleminuar garën për një mundësi për të fituar trofeun.


Por edhe pse lojtari i famshëm Neymar Da Silva Santos Junior mund të ketë humbur shansën që të udhëheq Brazilin në fitoren e Kupës së Botës 2018, ai arriti që të fitojë me të madhe në një mënyrë tjetër: Ai u bë lojtari më i imituar i garës, duke bërë që njerëzit të rrotullohen në mënyrën si ai bën, transmeton gazetametro.net

Ekipi i Brazilit u eleminuar nga Kupa e Botës të premten pasi humbi 2-1 nga Belgjika por ylli Neymar ende paraqitet në Neës Feed të njerëzve. Ai njihet për lojën e tij të mirë, por së fundmi ka siguruar vendin në skenën e botës me mënyrën se si rrëzohet dhe rrotullohet nëpër tokë.

Pasi arriti në çerekfinale, Brazili është jashtë garës. Por njerëzit thjesht nuk mund të heqin dorë nga Neymar. Sfida Neymar sheh njerëzit duke imituar lojtarin, dhe po përhapet nëpër botë.

Në fakt, ekipe të tëra kanë bërë video duke i imituar rrëzimet e tij në fushë. Ideja është e thjesht. Njerëzit bërtasin Neymar dhe mundohen ta imitojnë sa më mirë. Një trajner i një Klubi zviceran i të rinjve, Klubi Tijuana dhe shumë të tjera i janë bashkuar kësaj sfide të imitimit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë