Loading…
E gjithë bota po tallet me gazetarin që ‘bëri filma’ gjatë raportimit për uraganin |VIDEO
  • 15/09/2018 | 08:41

...

Uragani “Florence” ka prekur Karolinën e Veriut të premten, duke sjellë një kërcënim të vërtetë dhe të rrezikshëm për miliona njerëz.


Sidoqoftë, një moment i kapur në transmetim të drejtpërdrejt, u jep njerëzve disa momente komike, si lehtësim për ta, transmeton gazetametro.net.

Një profil në Twitter me emrin @Gourdnibler, ka xhiruar kanalin televiziv “Weather Channel”, ku prezantuesi përpiqej të qëndronte drejtë për shkak të erës, deri sa kamera rastësisht i kapi edhe dy njerëz tjerë mbrapa, të cilët ecnin normal.

“Shumë dramatike!”, kishte shkruar personi i cili e kishte postuar videon në twitter, video kjo e cila shumë shpejt u bë virale, the u bë për pak orë qindra herë “retweet”.

“Kjo është po aq keq sa ka qenë”, raportoi Mike Sedel për “Weather Channel”.

Pas kësaj shumë njerëz u inspiruan për të bërë video të ndryshme sarkastike.

Kjo video gjithashtu inspiroi njerëzit të bënin pyetjen: “Pse duhet gazetarët të raportojnë për uraganin duke dalur në erë dhe shi? Ne e dimë që në një uragan ka erë dhe shi. Raportuesit që raportojnë një shtëpi të djegur, nuk qëndrojnë në zjarr.”

“Është e rëndësishme të theksohet se të dy individët në prapavijë po ecin në beton dhe Mike Seidel po përpiqet të mbajë baraspeshën e tij në barin e lagësht, pasi raportoi drejtpërdrejt deri në orën 1:00 të mëngjesit të sotëm dhe është pa rraskapitja e tij”. shkruhet në rrjetet sociale.

Ndërsa disa të tjerë u munduan ta mbronin gazetarin duke për shaka dhe duke thënë se era ishte më e dobët vetëm disa hapa më larg vendit ku ndodhej ai./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë