Loading…
E humbë bastin, bukuroshja e njohur vrapon lakuriqe rrugëve të Los Anxhelosit
  • 11/02/2018 | 15:43

...

Aktorja Shay Mitchell, e cila është bërë e famshme me rolin e saj në serinë “Little Pretty Liars”, ka vrapuar gjysmë lakuriqe nëpër rrugët e Los Anxhelosit.


Bukuroshja duhet të mendoj mirë për bastet nëpër të cilat merr pjesë. Zeshkania atraktive ishte marrë vesh me asistentin e saj se do të vrapoj gjysmë e zhveshur rrugëve të Los Anxhelosit, nëse kanali i saj në YouTube arrin të mbledh 3 milionë ndjekës.

Mirëpo, shumë shpejt Mitchell kishte arritur mbi 3 milionë ndjekës, prandaj është dashur ta mbaj fjalën e dhënë. Në videon e publikuar, aktorja shihet duke vrapuar me maskë në kokë, me pjesën e epërme të trupit tërësisht të zhveshur, derisa një mike e saj qesh me të derisa vozitë pranë saj.

Aktorja para fillimit të videos, ka thënë se ka menduar se çfarë të thotë në shenjë të mirënjohjes, por komentuesit i janë përgjigjur se mjafton që e kanë parë ashtu gjysmë të zhveshur. “Edhe pse në fillim kam menduar mos ta publikoj këtë video, tani e kam kuptuar se ishte veprim i duhur”, ka deklaruar bukuroshja, transmeton Zeri.info.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë