Loading…
Fotografohet në Mars një figurë që i ngjan njeriut
  • 30/12/2016 | 21:27

...

Njerëzit e apasionuar pas teorive të konspiracionit, sidomos atyre për ekzistimin e qenieve të gjalla jaashtë sistemit tonë diellor, po diskutojnë shumë kohët e fundit rreth një fotografie të NASA’s e cila pretendohet se paraqet një alien të ulur në sipërfaqen e planetit Mars, transmeton Gazeta Metro.

Fotografia e cila po shpërndahet përmes internetit ishte bërë nga roboti i NASA’s, Curiosity dhe sipas Scott Waring, pronar i faqes së internetit ufosightingsdaily.com, tregon një qenie aliene.

mars-alien-748267

“Kam gjetur disa anomali në fotografi që tregojnë për jetë në Mars”, thotë Waring. Konkretisht, ai flet për disa pamje që i ngjajne formave të shtëpisë, fytyrave të njerëzve dhe një figure që i ngjan njeriut. “Kam aritur ta shoh edhe një krijesë me katër këmbë që duket si majmun dhe merimangë”.

mars-alien-771381

Megjithatë, NASA thotë se besimtarët e teorive për ekzistimin e jetës jashtëtokësore po i nënshtrohen efektit ‘pareidolia’, efekt ky që ndodh kur truri trukohet përmes syve të shohë pamje tashmë të paramenduara, si për shembull kur njerëzit krijojnë forma të ndryshme vetëm duke parë retë në qiell. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë