Loading…
E kanë kidnapuar 14 vjeçaren dhe e kanë përdhunuar
  • 21/11/2017 | 22:06

...

Atë e kanë përdhunuar 20 meshkuj dhe i kanë publikuar fotografitë e tmerrshme në internet.


Në qytetin britanik Koventri, tre të rinj e kanë kidnapuar vogëlushen 14 vjeçe, e më pas e kanë detyruar në marrëdhënie seksuale me 20 meshkuj.

Vajza ishte e droguar, ndërsa kidnapuesit e kishin fotografuar dhe fotot e saja i kanë publikuar në një faqe për përcjellje afariste, ku kanë pohuar se ajo është 18 vjeçe, shkruan Independent, transmeton gazetametro.net.

Jake Cairns, Brandon Sharples dhe Jack McInally janë dënuar për shkak të eksploatimit seksual të fëmijës. Carns është shpallur fajtor edhe për krijimin e distribucionit të fotografive.

Të tre janë arrestuar kur policia kishte hyrë në një shtëpi pasi që e kanë vërejtur një vajzë e cila lëshohej nga dritarja e tualetit në katin e parë dhe ishte vetëm në të brendshmet.

“Këta tre meshkuj kanë qenë të përfshirë në eksploatimin shokues të vajzës së mitur”, ka thënë detektivi John Backer.

Shoqata për mbrojte të fëmijëve NSPCC e ka lavdëruar “trimërinë e pabesueshme” të vogëlushes.

“Këta grabitës kanë pasur për cak një vogëlushe dhe kanë kryer dhunë të paimagjinueshme. Ky është shembulli shqetësues i mënyrës se si keqtrajtuesit manipulojnë me viktimat e tyre, duke pretenduar se ato nuk kanë shanse për arratisje. Vajza ka treguar një guxim të jashtëzakonshëm dhe tani është më me rëndësi që të merr përkrahjen për të cilën ka nevojë në mënyrë që ta merr veten nga këto eksperienca të tmerrshme”, ka thënë zëdhënësja e NSPCC. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë