Loading…
E konfirmon gjithçka Pacolli: Amerika po e përkrahë formimin e ushtrisë së Kosovës
  • 06/12/2018 | 20:24

...

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, e ka konfirmuar se edhe SHBA’ja po e përkrahë formimin e ushtrisë së Kosovës.

Pacolli ka shkruar nëpërmjet Facebook’ut se SHBA’të çdo herë në momentet vendimtare i kanë dalur në përkrahje Kosovës dhe kanë bërë diferencën, njofton gazetametro.net.

Kjo deklaratë e Pacollit vjen pasi pak më herët Ambasadori i ri i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, ka dalur në mbrojtje të formimit të Ushtrisë së Kosovës, sipas tij evolimi i FSK’së në Forca të Armatosura të Kosovës, është një hap pozitiv dhe është mëse e natyrshme për një shtet të pavarur dhe sovran.

Postimi i plotë i Pacollit:

Në momentet vendimtare, ka qenë përkrahja e SHBA-ve ajo e cila ka bërë diferencën. Traditë e përhershme, marrëdhënie e përhershme strategjike.
Thellësisht mirënjohës për përkrahjen e SHBA-ve dhe deklaratën mbështetëse të Ambasadorit Amerikan në lidhje me ushtrinë!../gazetametro.net

Kosnett: Është e natyrshme që Kosova të ketë ushtrinë e saj

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë