Loading…
E konfirmuar: Gjykata Speciale ka akredituar avokatin Arianit Koci
  • 13/03/2018 | 18:30

...

Gjykata Speciale ka akredituar avokatin kosovar, Arianit Kocin për të mbrojtuar të akuzuarit potencialë nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Metro vetë avokati, Arianit Koci.

“Po kam marr përgjigje pozitive nga Haga dhe unë do të jem në mesin e avokatëve tjerë të akredituar nga kjo Gjykatë”, ka thënë Koci.

Dhomat e Specializuara kishin shpallur ftesën për avokatët në fund të vitit të kaluar që do të mbrojnë të akuzuarit potencialë nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të aplikojnë për akreditim pranë këtij institucioni.

Përgjigjja pozitive nga Haga për Kocin, duket të jetë edhe shenjë se janë afër lëshimit të aktakuzave të para.

Kjo pasi, përfaqësues të Gjykatës Speciale kishin thënë se janë të gatshëm t’i pranojnë aktakuzat e para për ish-eprorët e lartë të UÇK’së, po njëherë janë duke u marrë me akreditimin e avokatëve, të cilët do t’i mbrojnë personat e akuzuar për ‘Krime Lufte’.

Ndërkohë, duhet të ceket se në Kosovë në muajin dhjetor ishte ndërmarrë një iniciativë për shfuqizimin e kësaj gjykate nga disa prej deputetëve kosovarë, por që kishte dështuar. /Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë