Loading…
E la punën si profesor për të bërë atë që e do: Mbledhë shishe me letër nëpër plazhe
  • 21/02/2018 | 13:29

...

Clint Buffington në 10 vitet e fundit ecë nëpër plazhet e ndryshme nëpër botë për të mbledhur shishe, të cilat në brendi kanë porosi të shkruara.


Amerikani 33 vjeç deri në vitin 2006 punonte si profesor i gjuhës angleze, por gjithçka ndryshoi një verë kur e gjeti një shishe me porosi brenda.

Ai tani jeton me të ardhurat duke bërë muzikë me bendin e tij. Kështu i mbetet mjaftueshëm kohë për të mbledhur porositë për të cilat shkruan rregullisht në bllogun e tij.

Deri tani i ka gjetur 83 porosi ndërsa ka identifikuar 25 prej dërguesve të tyre.

Disa prej këtyre porosive madje janë dërguar dhjetëra vite më parë, shkruan Daily Mail.

“Ato porosi i shoh si kapsula të kohës. Kur njerëzit e fusin letrën në një shishe, ku është dokument i një momenti, vendi dhe kohe të caktuar … ato porosi i shoh si dritare në jetën e dikujt”, thotë Clint.

Në këtë punë i ndihmon edhe gruaja e tij, e cila poashtu ndihmon në deshifrimin e ‘parimeve’ që fshihen pas cdo mesazhi të shkruar. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë