Loading…
E mahnitshme: Borë në Tiranë pas 32 vitesh (Foto)
  • Jan 12, 2017 | 00:34

...

Moti me temperatura të ulta që ka përfshirë gjithë rajonin, të mërkurën në mbrëmje ka befasuar edhe kryeqytetin shqiptar, Tiranën.


Ky qytet për herë të parë pas 32 vitesh është mbuluar nga bora, shkruan gazetametro.net.

16002952_247382189008539_1438277852716326134_n

Një mot i tillë ka entuziazmuar tiranasit, të cilët kanë dalur rrugëve të kryeqytetit dhe në lagjet e tyre, duke luajtur me borën dhe bërjen e dordolecëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar disa foto në Twitter, ku ka dhënë edhe disa detaje të veçanta që lidhen me borën dhe qytetin që ai drejton.

c16-0lkxeaad7cs

Veliaj ka thënë gjysma e banorëve të Tiranës për herë të parë kanë pasur rastin që të shikojnë qytetin e tyre të mbuluar me borë. Kjo, pasi mosha mesatare atje është 32 vjeç, dhe pikërisht 32 vite më parë kishte rënë bora e fundit në këtë qytet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë