Një grup peshkatarësh nga ishulli rus Sahalina, nuk kanë menduar asnjëherë se me rrjetin e tyre do të kapin një gjë kaq të shëmtuar.
Kanë nxënë një peshk gjigant prej 1.100 kilogramëve. I ashtuquajturi peshk-dielli është kapur në rrjetin e tyre pran ishullit Iturp, ndërsa bëhet fjalë për peshkun më i rëndë në botë me skelet kockash, transmeton gazetametro.net
“Nuk mbaj mend që deri më tani diçka e tillë është kapur apo është parë,ka pasur një peshk të gjatë 1 metër e gjysmë,por një të tillë si ky që peshon 1 ton”, ka thënë peshkatari Artur Balkarov.
Sapo e kanë sjellë në bregdet, ai ka filluar të kalbet, kështu që peshkatarët nuk kishin zgjedhje tjetër veç se të merrnin atë dhe ta lenin në vendin ku peshkatarët i gjuajnë mbetjet e peshkimit.
Megjithëse tregtia e këtij mishi është i ndaluar në BE, mirëpo në shumë vende aziatike, si Japonia apo Tajvani, peshku i diellit konsiderohet si një kënaqësi./gazetametro.net
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=5Hefl-cST5c