Loading…
E pabesueshme: 90 për qind e shqiptarëve të kënaqur me pagat
  • 05/09/2017 | 13:51

...

INSTAT në Shqipëri për herë të parë realizoi gjatë vitit 2016, Anketën e Kënaqësisë së Punonjësve. Burimet zyrtare të institucionit pohuan se kjo anketë pati si objektiv kryesor analizimin e qëndrimeve dhe perceptimeve të stafit të INSTAT si dhe identifikimin e çështjeve të cilat kërkojnë vëmendje për t’u zgjidhur në vitet në vazhdim.


Cilësia e statistikave zyrtare të prodhuara apo kënaqësia e përdoruesve të INSTAT, lidhet drejtpërdrejtë me motivimin dhe profesionalizmin e punonjësve.

Punonjësit e INSTAT kanë shprehur vlerësim pozitiv për punën që kryejnë, por pothuajse të gjithë punonjësit, rreth 90,65 % mendojnë se paga e tyre nuk është e përshtatshme për punën që ata realizojnë.

Niveli i kënaqësisë së punonjësve në INSTAT është mesatarisht rreth 3,53 ose i shprehur në përqindje rreth 70,6 %. Ky indikator është matur në shkallën nga 1 deri në 5.

Niveli i kënaqësisë së punonjësve sipas grupmoshës është më i lartë për punonjësit mbi 50 vjeç, ndërsa punonjësit nga 30-49 vjeç janë punonjësit më të pakënaqur. Punonjësit e INSTAT janë më të kënaqur lidhur me marrëdhëniet me eproret, natyrën e punës si dhe perceptimin e imazhit.

Në fund të vitit 2016, INSTAT kishte 199 punonjës në total ndaj 216 pozicioneve të strukturës. Ndër ta, 161 janë punonjës civil nga të cilët 5 në periudhë prove dhe 156 punonjës me status të nëpunësit civil. Stafi i INSTAT-it përbëhet kryesisht nga gjinia femërore. Megjithë ndryshimet që solli struktura organizative e vitit 2015, përqindja e vendit që zëne femrat është 72 % kundrejt meshkujve me 28 %

Modeli për krijimin e indikatorit të nivelit të kënaqësisë së punonjësve është ndërtuar sipas AmericanCustomerSatisfactionIndex (ACSI) dhe mori në konsideratë këto faktorë: Ambientet e Punës, Natyrën e Punës, Marrëdhënien me Koleget, Marrëdhënien me Eproret, Informimin mbi ngjarjet e ndryshme, Perceptimin e Imazhit.

Avantazhi i përdorimit të ACSI është se ky model është i përshtatur për të matur nivelin e kënaqësisë në sektorin publik. Shkalla e përgjigjes, e llogaritur si raport i numrit të punonjësve që kanë plotësuar anketën ndaj numrit të punonjësve që ka aktualisht INSTAT, shprehur në përqindje rezultoi 86,3 për qind. /Monitor

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë