Loading…
E pabesueshme: Jetonin me vite në shtëpi prej diamanteve, por nuk e kanë ditur!
  • 30/11/2017 | 13:37

...

Qyteza bavareze Nerdlingen për herë të parë përmendet në shekullin e nëntë. Është ngritur në kraterin e vullkanit të gjerë 26 kilometra.


Për ndërtim kanë përdorur gurë nga rrethina, i cili vezullonte çuditshëm. Për këtë kanë menduar se është ndikimi i vullkanit dhe këtu përfundonte tregimi.

Mirëpo, më 1960 e gjithë historia e këtij vendi ndërrohet rrënjësisht. Në qytezë arritën dy gjeologë amerikan Eugene Shoemaker dhe Edward Chow, të cilët pas hulumtimit erdhën në përfundim se qyteti nuk shtrihet në krater të vullkanit por në krater të asteroidit.

Ata kanë shpjeguar edhe misterin e vezullimit të gurëve. Në vend ku ka goditur meteoriti është krijuar lloji i posaçëm i gurit, suevit, i cili për shkak të ngjeshjes së shtresave të granitit përmban diamante miniature.

Janë të gjerë vetëm 0,2 milimetra dhe mezi shihen me sy të njeriut. Të gjitha shtëpitë janë të ndërtuar nga sueviti. Gjeologët kanë vlerësuar se nëpër shtëpi, në kishë dhe objektet tjera gjenden përafërsisht rreth 72.000 tonë diamant,  transmeton gazetametro.net.

“Për fat të mirë diamantet janë shumë të vegjël, përndryshe kambanorja e kishës dhe ndërtesat tjera moti ishin plaçkitur”, ka thënë punëtori i kishës Horst Lener.

Meteori me diametër prej një kilometri ka lëvizur me shpejtësi 25 kilometra në sekondë. Kur e ka goditur tokën ka krijuar një krater të gjerë prej 26 kilometrave.

Krateri në qytetin gjerman me afër 20.000 banorë është aq specifik dhe unik saqë edhe astronautët amerikan të misionit Apollo 14 dhe Apollo 16 e kanë vizituar këtë qytet për të mësuar më tepër mbi shkëmbinj të cilët do t’i gjejnë në gjithësi dhe të cilët i kanë sjellë në Tokë.

“Edhe sot e kësaj dite na vizitojnë njerëzit nga NASA dhe Agjencia Evropiane e Gjithësisë”, ka thënë dr. Stefan Helzel, gjeolog dhe drejtor i muzeut./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë