Loading…
E pabesueshme: Mesazhi në shishe mbërrin pas 132 vitesh
  • 07/03/2018 | 15:05

...

Në Australi është zbuluar mesazhi më i vjetër i gjetur ndonjëherë në një shishe të hedhur në det, 132 vjet pas shkrimit të tij. Në letër kërkohej kontaktimi i menjëhershëm i konsullatës gjermane.


18 janarin e kaluar familja Illman po shëtisje përgjatë plazhi në very të “Wedge Island” në Australinë perëndimore. Në një farë pike vëmendja e tyre është tërhequr nga një pjesë qelqi dhe pasi e tërhoqi zbuloi një shishe të tërë, transmeton abcnews.al raportimin e medieve botërore. Kur shishja është parë me vëmendje ka ndodhur dhe zbulimi I rëndësishëm: brenda saj, i përzier me rërë të lagur, i mbështjellë fort si një cigare dhe i lidhur me një spango, qëndronte një shënim. Me tu kthyer në shtëpi, dhe pasi e thanë ata e hapën letrën: mesazhi i shtypur, ftonte ata që e lexonin që të kontaktonin menjëherë konsullatën gjermane.

Në një moment tjetër është zbuluar se shkrimi dhe boja i përkasin darës 12 qershor 1886, ndërsa emri i anijes nga e cila është lëshuar në det shishja, ishte “Paula”. Studimet e mëvonshme të kryera me ndihmën e ekspertëve të Muzeut Australian Perëndimor e identifikuan anijen përmes regjistrave detarë të kohës dhe gjetën korrespondencën midis asaj që ishte shkruar në mesazh dhe në ditarin e anijes që raportoi se atë ditë kapiteni nënshkroi lëshimin në det të mesazhit në shishe.

Ndërkohë, bëhet fjalë për një eksperiment meteorologjik për linja oqeanike të Observatorit Detar Gjerman të asaj kohe. Në pothuajse 70 vite, që ka zgjatur ky lloj studimi, mijëra shishe janë lëshuar në det , por në momentin e gjetjes së shishes, vetëm 662 mesazhe ishin zbuluar, i fundit i të cilëve daton 80 vite më parë në Danimarkë. Ekspertët bëjnë me dije se ky është mesazhi më i vjetër në shishe që është zbuluar ndonjëherë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë