Loading…
E pabesueshme por e vërtetë: Në Kroaci u dridh toka kur Mandzukic shënoi gol |FOTO
  • 12/07/2018 | 19:12

...

Në momentet kur sulmuesi Mario Madzukic shënoi golin e fitores, por edhe atëherë kur gjyqtari vërshëlleu fundin e lojës, në Kroaci është shënuar vëretë tërmet.


Nga instituti përkatës kanë njoftuar se sizmologu kujdestar ka vërejtur se te goli i Mandzukic si dhe kur referi dha vërshëllimën e fundit, është shënuar dridhje e lehtë e tokës pothuaj në të gjitha vendbanimet e mëdha, transmeton GazetaMetro.net

Kroacia të mërkurën mbrëma bëri një rikthim senacional duke përmbysur rezultatin ndaj Anglisë nga 0-1 në 2-1.

Por, shërbimi sizmologjik për ka vërejtur se në te goli i Madnzukic dhe me rastin e përfundimit të lojës, është shënuar dridhje në të gjitha vendbanimet e mëdha, dhe këtë e ka treguar matja në të gjitha stacionet për matjet sizmike.

“Mjetet tona të matjes janë shumë të ndjeshme dhe regjistrojnë edhe lëkundjet më të vogla. Por, këto dridhje nuk u regjistruan në vendet e pabanuara”, thuhet në njoftimin e këtij shërbimi.

Ivan Perisic dhe Marios Mandzukic shënuan golat për kaulifikimin historik të Kroacisë, që do të përballet me Francën në finalen e madhe në Moskë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë