Loading…
E pabesueshme pse trajneri nuk e fton Tevezin që paguhet 3 milionë në muaj
  • 13/09/2017 | 16:34

...

Carlos Tevez është lënë jashtë skuadrës nga trajneri Shanghai Shenhua, Wu Jingui, për shkak të … mbipeshës.


Tevez ka pagë marramendëse prej afër 3 milionë eurosh në muaj, por ka shënuar vetëm 2 gola të 11 ndeshje me Shenhua këtë sezon.

Ai u transferuar nga Boca Juniors në Kinë, duke u bërë futbollisti me pagën më të lartë në botë, ndërsa pritej të rikthehej në ekip për ndeshjen ndaj Hebei, por trajneri ka thënë se Tevez ka probleme fizike.

“Për momentin nuk e ftoj, nuk është i gatshëm fizikisht. Nuk është në gjendje të luajë. Ai është me mbipeshë, ashtu si (Fredy) Guarin. Unë e marr përgjegjësinë për lojtarët dhe ekipin”, tha Jingui.

“Nëse nuk je në gjendje të japësh maksimumin, nuk ka pse të te thërras. Kam stërvitur shumë yjë, por lojtarët nuk i ftoj në bazë të reputacionit të tyre”, theksoi ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë