Loading…
E pabesueshme: Referi i famshëm u pensionua pas këtij veprimi të Mourinhos
  • 06/12/2017 | 18:11

...

Një veprim i Jose Mourinhos duket e ka shtyrë njeriu që disa vjet më parë vlerësohej si referi më i mirë në Europë, të i jepte fund karrierës.


Këtë e ka bërë të ditur vetë Mark Clattenburg në një intervistë për Men i Blazers.

“Po e referoja lojën ku Wayne Rooney e theu rekordin e Bobby Chalton, dhe Mourinho juri në dhomën time të zhveshjes. Ishte i pakënaqur lidhur me një penallti për prekje të topit me dorë, të cilën nuk ua dhashë”, ka kujtuar Clattenburg, transmeton GazetaMetro.net

“U largova nga fusha në Old Trafford, që ishte stadiumi më i ftohtë, gjithmonë ka pasur lagështi dhe e tmerrshme, dhe të gjykoje Manchester Unitedin nuk ka qenë asnjëherë e lehtë”.

“Dukej sikur ai takim nuk do të përfundonte kurrë, edhe pse në fakt kisha paraqitje të mirë. Ai hyri në dhomën e zhveshjes duke kritikuar paraqitjen time për një prekje me dorë të cilën në fakt e kisha parë, dhe ishte e qartë se topi e preku në gjoks, dhe e dija se kisha të drejtë por ai megjithatë më shtyri të dyshoja pakëz”.

“Udhëtova 250 milje duke menduar se kisha bërë gabim të madh, dhe gruaja ime e vërejti se diçka kishte ndryshuar tek unë dhe mendova: A dëshiroj vërtetë të jem pjesë e kësaj? A dëshiroj vërtetë të vazhdoj me referim? E pyeta zemrën time, nuk po kënqesha më si dikur dhe më duhej të i jepja fund”, ka rrëfyer Clattenburg.

Isha gjyqtari anglez vendosi papritmas të pensionohej vitin e kaluar. Në vend të punës në fushën e lojës, ai pranoi të bëhej drejtues i referëve në Arabinë Saudite. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë