Loading…
E pabesueshme: Zbulohet sekreti i ‘Trekëndëshit të Bermudës’ |VIDEO
  • 10/06/2018 | 09:33

...

Tani, një raport i ri sugjeron se këto gropa misterioze, mund të jenë të lidhura me misteret e Trekëndëshit të Bermudës.


Zbulimi i disa kratereve misterioze në Siberi, në fillim të këtij viti, bëri që të dalin një valë spekulimesh në lidhje me origjinën e tyre.

Megjithatë, shumë shkencëtarë të tjerë sugjerojnë se ky mekanizëm, nuk shpjegon zhdukjet e shumta që kanë ndodhur në Bermuda, i cili është një vend që nuk është provuar ende se ekziston.

Në korrik, studiuesit siberianë zbuluan një krater të madh në Gadishullin Yamal, që ndryshe mund të quhet “fundi i botës”.

Më vonë, dy kratere të tjera u gjetën, një në zonën Taz, dhe një tjetër në Gadishullin Taymyr. Origjina e tyre mbetet ende një mister.

Shkencëtarët rusë raportuan në revistën “Nature” se, lirimi i gazrave shpërthyes të bllokuar, të quajtur metan, kishte gjasa që të krijonte këto gropa të mëdha.
Ky konkluzion u arrit pasi u provua që, ajri pranë kraterit përmbante përqendrime jashtëzakonisht të larta të metanit, thanë ata.

Por tani, shkencëtarët kanë shkuar edhe më tej, duke sugjeruar se metani mund të jetë përgjegjës për zhdukjet e anijeve dhe avionëve nën rrethana misterioze në Bermuda.
Trekëndëshi i Bermudës është një zonë që thonë se ekziston në Oqeanin e Atlantikut të Veriut në mes të Bermudës, Floridës dhe Porto Rikos. Por shumë të tjerë e kundërshtojnë ekzistencën e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë