Loading…
E papritur: Çifti më i njohur i showbizit i jep fund martesës
  • 05/12/2018 | 22:29

...

Cardi B ka thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj Offset janë ndarë vetëm pas një viti martesë.


Reperja 26 vjeçare e “Bodak Yellow” e ka bërë të ditur këtë lajm përmes llogarisë së saj në Instagram duke thënë se ata thjesht nuk janë më të dashuruar.

“Ne jemi miq shumë të mirë, ashtu sikur edhe partnerë shumë të mirë në biznes – e dini, ai është gjithmonë personi që unë shkoj të flasë për çdo gjë. Ne kemi shumë dashuri për njëri-tjetrin por gjërat nuk kanë ecur mirë për ne, që një kohë të gjatë, tani”, ka thënë reperja.

“Nuk është faji i askujt, besoj, ne thjesht nuk jemi të dashuruar më prandaj edhe nuk jemi më bashkë. Nuk e di, ndoshta duhet kohë që ne të divorcohemi, por unë do të kemi gjithmonë shumë dashuri për të sepse ai është babai i vajzës sime”, ka thënë tutje Cardi B.

View this post on Instagram

There you go..peace and love

A post shared by CARDIVENOM (@iamcardib) on

Ndërsa ndarja ka shokuar fansat, shumë janë të bindur se kjo është një shaka pasi reperja njihet për shaka të tilla në rrjete sociale.

Ky njoftim vjen vetëm pak ditë pasi Cardi B kishte postuar disa fotografi ku shihet duke u puthur me bashkëshortin e saj në një lojë të Lakers.

Në muajin korrik, Offset dhe Cardi B u bënë prindër të fëmijës së tyre të parë – vajzën e quajtur Kulture Kiari.

Një muaj para se të bëhej nënë, reperja kishte bërë të ditur se ajo dhe Offset janë martuar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë