Loading…
E papritur: Federata Gjermane duhet të largojë Ozil dhe Gundogan
  • 13/06/2018 | 11:41

...

Fotoja me Erdoganin ka sjellur probleme të mëdha për dyshen gjermane.


Steffan Effenberg, ish-futbollisti i njohur i kombëtares së Gjermanisë, ka shprehur mospajtimin e tij me vendimin e federatës së futbollit të këtij vendi për të mos dëbuar nga kombëtarja Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan, pas takimit të tyre të fundit dhe shumë të diskutueshëm me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Nëse DBF udhëhiqet nga vlerat, siç gjithmonë përpiqet të transmetojë, vendimi i vetëm që përshtatet në këtë rast është kombëtarja pa këta dy lojtarë. Me mua, apo me Uli Stein nuk ka reaguar njësoj. Unë nuk shoh një vijë të caktuar”, – tha Effenberg (49 vjeç) në një intervistë për portalin “T-Online”.

Ish-lojtari e krahasoi rastin e dy lojtarëve me prejardhje turke me të vetin. Në Kupën e Botës së SHBA, në vitin 1994, Effenberg, atëherë lojtar i Fiorentinës, u hoq nga “Mannschaft”, pas u fotografua duke bërë një gjest të pahijshëm me gishtin e tij për publikun gjerman, në ndeshjen kundër Koresë së Jugut, në Dallas.

Njeriu i stolit të Gjermanisë asokohe, Berti Vogts, tha se Effenberg nuk do të luajë më, da të ishte ai trajner, një post që e mbajti deri në vitin 1998. Effenberg u kthye vetëm për të luajtur dy ndeshje ndërkombëtare në karrierën e tij, vetëm dy miqësore të fundit, në shtator 1998.

Pavarësisht se tregoi mospajtimin e tij me atë vendim, Effenberg beson se tani është koha për të mbështetur kombëtaren: “Nuk do të jetë e lehtë për të dy, sepse tani po kritikohen edhe nga faktorë të tjerë të futbollit. Sidoqoftë, vendimi është marrë”.

Ish-lojtari i Bayernit tregoi ndjeshmërinë e tij me atë që lojtarët tani mund të ndjejnë:“Gundogan u vërshëllye nga publiku ndaj Arabisë Saudite. Kjo është më e keqja që mund të ndodhë. E kam provuar edhe unë në vitin 1994. Ju ngrihen shumë pyetje në kokë. A ia vlen ta veshësh këtë fanellë? Sa do të zgjasë? A është kjo vetëm një çështje futbolli, apo më shumë? Është diçka dramatike”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë