Loading…
E papritur kjo nga Dafina, i thotë Noizyt ‘ti je gënjeshtar’
  • 07/11/2018 | 14:18

...

Dafina Zeqiri ka qenë shumë e përfolur në media këto ditë.


U tha se ajo ka nënshkruar kontratë me label-in e reperit Noizy, “OTR Records” – reper me të cilin ka qenë e konfliktuar vite më parë.

Lajmin për kalimin e saj në OTR e bëri të ditur Noizy, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shkruante se ajo ka arritur tashmë marrëveshjen.

Por mesa duket, një gjë e tillë nuk po del të jetë krejtësisht e vërtetë, pasi Dafina i ka lënë një koment reperit në Instagram, duke e quajtur atë gënjeshtar, transmeton “Telegrafi”.

“Ti je një gënjeshtar i keq”, ka shkruar Dafina, ndërkohë që e ka shoqëruar komentin e saj me një emoji qesharake.

Ndërkohë, komentet tjera përbri asaj çfarë ka shkruar Dafina kanë qenë të shumta, ku ndër to veçohen komentet e anëtarëve të tjerë të label-it OTR, si: Varrosi, që gjithashtu ka komentuar me të qeshura.

Se a është e vërtetë që Dafina nuk ka nënshkruar kontratë me OTR, apo është thjeshtë një “lojë” që dyshja po e bëjnë me fansat, kjo mbetet të shihet.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë