Loading…
E pat liberalizimi: Zgjohu Zotëri Shtet
  • 18/07/2018 | 18:33

...

Le liberalizimin aman se dikur ka pas m’u bo. Prej që i mbaj mend politikanët e të gjitha partive që kanë qeverisë, këtë gjë e kanë premtu… Unë e kam një pyetje për një tjetër çështje !

Pas gjithë asaj euforie që thuajse secili politikan e udhëheqës shtetëror e kanë shfaqë nëpër media, emisione të ndryshme, rrjete sociale, kafiteri e thuajse çdo vend tjetër (fjala është për Kampionatin Botëror), a ka mendu ndonjëri pak më seriozisht që Shtatori vjen si shpejt.

Përfaqësuesja e Kosovës e fillon garën në Ligën e Kombeve. Si shtet i ri, ndodhemi në rangun më të ulët, pra në Ligën e katërt. Kjo një mundësi e madhe për fillimin e një rrugëtimi progresiv.

Kundërshtarët në grup janë Azerbajxhani, Ishujt Faroe dhe Malta. Pavarësisht që dikuj mund t’i tingëllojnë si skuadra të dobëta, ato ka dekada që luajnë në kompeticione ndërkombëtare dhe janë mbi ne, si në aspektin organizativ, si në atë infrastrukturor e mbi të gjitha edhe në politikat sportive.
Përparësinë e kemi vetëm tek cilësia e futbollistëve, fatmirësisht atë që do ta donin edhe të tjerët.

Por a po mendohet që kësaj përparsie që e kemi, të fillohet seriozisht t’i ngjeshet edhe pjesa tjetër e domosdoshme, që të tre kundërshtarët tanë e kanë shumë të madhe.

Cka saktësisht ka mendu shteti i Kosovës, Qeveria e vendit të bëj për Përfaqësuesen e Futbollit, e cila duhet të pretendoj që të inkuadrohet në Ligën e tretë sezonin tjetër..?!

Njëkohësisht fillojnë edhe Eliminatorët e Europianit të vitit 2020. Shumë larg shteteve të tjera jemi në të gjitha aspektet, ne deri vonë jemi marr me broqkulla të tipit: “A MË MIRË NË DRENAS APO PRISHTINË TË NDËRTOHET STADIUMI NACIONAL”.

Stadiumi “Adem Jashari” vetëm pjesërisht i plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Në fakt për nivelin e lartë të garave, asesi JO. Kështu është qe 3 vite e më tepër, pa progres, bile veq cka është përkeqsu.

Njejtë me Stadiumin në kryeqytet t’u zvarritë punimet, plus me siguri është diskutabile se a do të lejohen ndeshje të nivelit të lartë të zhvillohen aty.

Cfarë projekte po harton shteti i Kosovës në gjeneratat e reja, a ka një analizë se si të fillohet nga A deri tek ZH, a ka modele që po merren për t’i shikuar dhe zgjedhur të duhurin, pse jo edhe të gërshetohen disa bashkë..?!

Islanda është një vend me popullësi më pak se Prishtina, është kampionati i dytë i rëndësishëm që po merr pjesë. Shteti ka dhënë subvencione në vitet e 90-ta, për ato familje që i kanë dërgu fëmijët nëpër klube sportive.

Ju pare mos i jepni familjeve, se beso që sa ka banorë krejt Islanda, ne kemi vetëm vullnetarë për t’u marr me sport. Krijoni kushte, është URGJENTE !

Punësoni njerëzit e duhur në dikasterët e duhur, s’është e vështirë të fillojnë projektet afatgjate, të cilat e garantojnë suksesin. Paguani edhe këshilltarë ndërkombëtarë, hallall e keni edhe prej popullit. Jepni fonde aty ku ka nevojë urgjente.

Gjejeni mënyrën e e konolidimit edhe me yjet kosovarë që luajnë jasht. Kur ka projekte konkrete, të gjithë do të jenë më pas të interesuar që të japin fonde e besa të gjejnë edhe forma se si të thithen fonde nga jasht, për t’ua ndriquar rrugën gjeneratave të së ardhmës.

Zgjohu o zotëri SHTET, zgjohu e fillo se na plase me këtë gjumë skandaloz ! Është urgjente!

(Kushtrim Reshitaj është gazetar dhe moderator i njohur në TV Klan Kosova)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë