Loading…
E pazakontë: 7-vjeçarit i vjen ftesa për të shkuar ushtar, por pse?
  • 07/12/2017 | 17:41

...

Një djalosh 7-vjeçar i identifikuar si Sasha Gumenjuk nga qyteti rus Usurjisk, ishte befasuar kur i erdhi ftesa për të shkuar ushtar, raporton BBC.


Sipas mediave ruse ai kishte marrë ftesën nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë, në të cilin shkruante se duhet të lajmërohet për t’u bërë gati për shërbimin ushtarak njëvjeçar

“Gabimin e ka bërë spitali i fëmijëve me listën e foshnjave që kanë lindur në vitin 2001, që na është dërguar ne, trasnmeton Telegrafi. Ata në vend se të shkruajnë 2010 e kanë shkruar 2001”, ka bërë të ditur një zyrtar i ushtrisë ruse.


Sasha Gumenjuk

Ata kanë konfirmuar se vogëlushi nuk do të dënohet nëse nuk paraqitet në kazermë, ndërsa familjarët e vogëlushit e kanë fotografuar ftesën të cilën e kanë publikuar në Instagram.

“Do të paraqitemi siç na është urdhëruar”, kanë deklaruar familjarët e vogëlushit duke shtuar se publikimi i ftesës për ushtri nuk ka pasur për qëllim ta poshtëroj këdo.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë