Loading…
E pranon Spalletti: Nga Interi mund të largohet lojtari më i mirë
  • 27/05/2018 | 23:33

...

Luciano Spalletti ka folur edhe njëherë për të ardhmen e Icardit, duke pranuar se nuk mund të garantojë qëndrimin e sulmuesit argjentinas te zikaltrit, edhe për sezonin e ardhshëm. Spalletti pranoi se do të donte të mbante akoma kapitnin, por ndërkohë theksoi se do të jetë shumë e vështirë që kjo të ndodhë.


“Për momentin dëshira e Icardit është të qëndrojë dhe e jona ta mbajmë gjatë këtu, pasi me të mund të bëjmë gjëra të mira,. Por ka disa skuadra, që në një moment të caktuar mund të ndërhyjnë në merkato, të paguajnë ato 110 milionë euro dhe e bëjnë të vetin. Gjithsesi, me aq shumë para, është e sigurt që do të gjejmë një zëvendësues, ndonëse vështirë të jetë në nivelin e Icardit”, u shpreh Spalletti.

Më pas tekniku foli edhe për finalen e Ligës së Kampionëve, duke pranuar se rikthimi i Interit në këtë kompeticion, do të kërkojë shumë investime.

“Mbrëmë ne pamë sesi mungesa e eksperiencës të bën të humbësh një trofe kaq të rëndësishëm. Sapo zbret në fushë në një ndeshje Championsi, direkt ndjen presionin që kanë sfida të tilla. Te Interi askush nuk është mësuar të luajë në të tilla nivele, ndaj kemi nevojë për 2-3 lojtarë që të jenë të aftë të marrin skuadrën ‘për dore’ dhe të vendosin të vetëm fatin e një takimi”, tha Luciano Spalletti.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë