Ndërtesa që nuk kanë katin e 13-të, aeroplanë që nuk kanë rreshtin apo ulësen e 13-të, ashensorë që se kanë as te shkruar katin e 13-të. Të gjitha këto fshehin në vete një mit-frikën nga “E premtja e zezë”.
Mirëpo, ky mit për shumë kënd përfaqëson një të vërtetë të hidhur. Dikush ka besuar që moti se shumë veprime nuk duhen bërë në ditë të premte sepse është ters dhe krejt çka ajo mund të sjellë janë gjëra të liga.
Besimtarë të kësaj legjendje refuzojnë të dalin nga shtëpiakëtë ditë, kursehen nga shumë aktivitete ditore, si dhe ngurrojnë të nisen për udhëtime.
E premtja e zezë llogaritet kur kjo ditë bie në datën 13. Sot është e premte dhe është data 13. Sipas NASA, një fatkeqësi është paralajmëruar: një stuhi diellore do ta godasë tokën, thotë NASA.
Mirëpo, fatmirësisht kjo stuhi nuk do t’i sjellë dëme njerëzve,por do të sjellë valë elektromagnetike të intensitetit të lartë, të cilat do të rezultojnë me probleme të shumta në komunikim me mjete elektronike.
Përveç valëve telefonike dhe atyre të internetit, kjo stuhi do të ndikojë edhe në sistemet e komunikimit të stacioneve hidrometeorologjike dhe sistemet e fluturimit të aeroplanëve nëpër botë.
Kjo stuhi pritet të jetë stuhia më e madhe në 11 vjet të ciklit diellor, transmeton gazetametro.net
Po ashtu, mund të ndodhin një varg i stuhive përcjellëse, të cilat pritet të jenë shumë më të forta se kjo në fjalë.
Origjina e “Të premtes së zezë” ende nuk është e qartë, por besohet se ajo i ka rrënjët te një e vërtetë e madhe historike. Një nga teoritë thotë se u krijua nga një katastrofë, një ngjarje e vjetër historike, e cila ndodhi rreth 700 vjet më parë.
Katastrofa ishte masakrimi i Kalorësve të Tempullit, një legjion legjendar murgjish, i krijuar gjatë fushatave të Kryqëzatave, për të luftuar Islamin.
Për 200 vjet këta ishin njohur si kontingjent luftues, por në vitet 1300 këto forca ishin rritur aq shumë në numër sa filloi të konsiderohej nga monarkët e klerikët e asaj kohe si një kanosje politike, andaj dhe u shpartallua nga një konspiracion kleriko-qeveritar. /gazetametro.net.