Loading…
E presin Bajramin pa ushqim e pa shtëpi |FOTO
  • 20/08/2018 | 08:16

...

Nga shkallët e shtëpisë gjysmë të rrënuar e duke i mbajtur sytë vazhdimisht te porta në fund të oborrit Mehmetali Shabani dhe gruaja e tij Mihanja nga komuna e Gjilanit presin me shpresë se dikush do t’u ndihmojë që t’ua mbushë sofrën me bukë për fëmijët për festën e Kurban Bajramit.


Derisa nuk kanë mundësi të ngopen mirë me bukë, ata jetojnë edhe me frikën se një ditë shtëpia ku jetojnë do të rrënohet.

Në vizitën që stafi i gazetës “Zëri” ka bërë në shtëpinë e familjes Shabani në lagjen “Dheu i Bardhë”, në Gjilan, shihet se kushtet e kësaj familjeje janë shumë të rënda, për të mos thënë mungojnë edhe gjërat më elementare për jetë.

“Po e përjetojmë tmerrin”, thonë ata.


Kryefamiljari Mehmetali Shabani ka treguar për tmerrin që është duke e përjetuar në atë shtëpi të rrënuar, e cila fatkeqësisht nuk është as e tyre. Ai ka rrëfyer që jeton me ankth se një ditë do t’i shembet shtëpia, nga e cila çdo ditë bie nga një copë e murit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë