Loading…
E quan pasagjerën ‘bastarde e zezë dhe e shëmtuar’, burri rrezikon burgun |VIDEO
  • 22/10/2018 | 14:23

...

Policia e Britanisë së Madhe ka marrë në pyetje disa dëshmitarë, pasi që një pasagjer bëri komente rasicte për një tjetër, gjatë një udhëtimi me aeroplan, transmeton gazetametro.net.


Burri ka kërcënuar dhe ka thënë se një grua e vjetër me ngjyrë, duhet të ulet në një ulëse tjetër larg tij.

Në videon e publikuar nga CNN, ai dëgjohet duke thënë se refuzon të ulet afër gruas së vjetër dhe e quan atë ‘bastarde e shëmtuar e zezë’.

Incidentin e ka raportuar një muzikant nga Londra, David Lawrence.

Ky i fundit, fillimisht e ka publikuar videon nëpër rrjete sociale gjatë së premtes.

‘Nëse një burrë me ngjyrë do t’ia thoshte këto fjalë një gruaje të bardhë, menjëherë do ta dërgonin në polici’, ka shkruar Lawrence në Twitter.

‘Ky incident ka ndodhur gjatë mëngjesit të djeshëm, në një aeroplan në aeroportin e Barcelonës’, kanë thënë forcat e policisë.

Ndonëse burri bëri komente raciste dhe përdori një gjuhë fyese, ai përsëri u lejua që të udhëtojë dhe nuk u përjashtua nga aeroplani./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë