Loading…
E reja e Jozefina Topallit sqaron foton me Neymarin (Foto)
  • 17/06/2017 | 22:51

...

Moderatorja e njohur sportive Eva Murati së fundmi është bërë protagoniste e rrjeteve sociale për shkak të një fotoje të postuar prej saj në profilin në Facebook dhe në Instagram.


Bukuroshja e cila njihet dhe për shkak se është nusja e Jozefina Topallit në fakt bëri një rreng më fansat e saj, pasi postoi të njëjtën foto të brazilianit, që kishte me të dashurën Bruna Marquezina. Ngjashmëria mes tyre bëri që ajo ta ripostonte foton, e cila në fakt nuk u vu re nga shumë media.

“Është folur dhe shkruar më shumë se ç’duhet për këtë çështje. Megjithatë, gjithkush që ka kaluar qoftë edhe një herë në profilin tim, e kupton që unë i kam të zakonshme ‘memet’ dhe mbi të gjitha, ato gazmoret. Foton e Neymarit mua ma dërguan në ‘Instagram’.

Një fans më tha: ‘Sa të ngjan…’, ndaj edhe e postova. Por, po e them tani: Nuk jam unë dhe mjafton të shohësh dorën e Neymarit te këmbët. Ajo është e dashura e brazilianit, madje me këtë foto ai i ka bërë një dedikim. Në atë foto ishim si ‘dy pika uji’, por unë e postova vetëm për të bërë një shaka të vogël”, u shpreh ajo në një intervistë për Panorama Sport.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë