Loading…
E reja e presidentit amerikan në emergjencë
  • 12/02/2018 | 20:57

...

Vanessa Trump, reja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u shtrua në spital të hënën pasi hapi një letër që përmbante pluhur të bardhë brenda, njoftoi policia e New York City për Fox News.


Vanessa Trump, e cila është gruaja e djalit të presidentit amerikan, Donald Trump Jr. e hapi letrën menjëherë pas orës 10:00 të mëngjesit në apartamentin e çiftit në Manhatan.

Është e paqartë se çfarë ishte “pluhuri i bardhë”, por autoritetet amerikane testuan substancën dhe e konsideruan atë si “jo të rrezikshme”.

Edhe dy persona të tjerë të cilët ishin gjithashtu të ekspozuar ndaj pluhurit u dërguan në spital, shkruan Insajderi.

Çifti ka pesë fëmijë, ndërsa nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre ndodhej në shtëpi në kohën e incidentit.

Policia dhe Shërbimi Sekret amerikan tashmë po e hetojnë incidentin. Trump Jr. është djali më i madh i presidentit. Ai është martuar me Vanessan më 2005.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë