Loading…
E rëndë në Prizren: Dhunohet një femër me aftësi të kufizuara
  • 19/09/2018 | 10:44

...

Një person nga Prizreni ka keqpërdorur seksualisht një femër e cila është me aftësi të kufizuara.


Policia ka njoftuar se ka arritur që ta identifikojë personin i cili po keqpërdorte seksualisht viktimën femër, të cilin më pas e ka arrestuar, shkruan gazetametro.net.

Të njëjtit person në shtëpi i janë gjetur dy armë të zjarrit pa leje, me ç’rast i janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.

“Njësitë policore pas hetimeve të zhvilluar kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili dyshohej se keqpërdorte seksualisht viktimën e mitur femër K-Shqiptare me aftësi të kufizuara. Është kryer bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dy armë të zjarrit të cilat janë konfiskuar”, thuhet në komunikatën e policisë.

Me urdhër të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje, e ku pritet që të dalë para gjykatët për caktimin e masës tjetër.

Ndryshe, mësohet se keqpërdorimi seksual i viktimës ka ndodhur në vazhdimësi, për çka Policia po vazhdon hetimet./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë