Loading…
E rrallë: Lind dy fëmijë por jo me një shtatzëni tradicionale binjakësh
  • 14/11/2017 | 20:06

...

Një grua nga Izmiri Perëndimor në Turqi ka lindur binjakë, më 6 tetor, por shtatzënia e saj nuk ishte aspak e ngjashme me një shtatzëni tradicionale binjakësh.


Rasti i veçantë i Sevinç Çelik ishte që fëmijët e saj nuk janë ngjizur në të njëjtën kohë. Sipas raportimeve të mjekëve, ky është një rast i rrallë që njihet si “superfetation”.

Në shkurt të këtij viti, Ender dhe Sevinç Çelik mësuan se së shpejti do të bëheshin me fëmijë. Pothuaj pas një muaji që bënë kontrollin e radhës, çifti u surprizua kur mësoi se rasti i tyre ishte historik.

Testi i Sevinç tregoi edhe një vezë tjetër të fertilizuar, e cila kishte nisur të krijonte embrionin, kështu që edhe një fëmijë tjetër ishte rrugës: “Dy mrekulli po rriteshin në trupin tim. Në ato ditë nuk mund të flija duke menduar për fëmijët” thotë Sevinç.

Doktorët thanë se kjo lloj shtatzënie e rrallë nuk ka efekte negative dhe as rreziqe për fëmijët, por as për nënën e tyre gjatë shtatzënisë.

Dy foshnjat  Poyraz dhe Ayaz  patën një lindje të shëndetshme me opracion cezarian. Dr. Volkan Emirdar tha se situata ishte ekstremisht e rrallë, por kujdesi gjatë shtatzënisë dhe lindjes ka qenë mjaft i madh.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur dhjetorin e vitit të kaluar, në Kaliforni, kur një nënë zëvendësuese Jessica Allen lindi dy djem në kohë të ndryshme. Binjakët ishin me fizik ekstremisht të ndryshëm nga njëri-tjetri edhe për shkak se lindja ishte pothuaj një muaj larg.

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë