Loading…
E shanë durrësakun e hotelit, por një tjetër u dhuron kaq dashuri kosovarëve |FOTO
  • 17/07/2018 | 15:40

...

Pas raportimit të djeshëm, ku personeli i Hotelit “Ylli i Detit” në Durrës, ofendon rëndë kosovarët duke iu thënë se “jeni racë e m*tit” dhe “racë derri”, tashmë po qarkullon një mesazh tjetër nga banorët e Durrësit.


Një mesazh i një durrsaku me emrin Isa Myzyraj është bërë ‘hit’ dhe i dëshirueshëm gati se nga të gjithë kosovarët që po e shohin atë status duke qarkulluar në facebook.

Myzyraj ka shkruar disa gjëra interesante në statusin e tij, më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë duke ‘thur lavde’ për kosovarët, përcjell gazetametro.net.

Ky është mesazhi i tij i plotë drejtuar kosovarëve:

Dy fjale për patriotizmin e Shqiptareve, këtej kufirit 😉

Ne krenohemi me Era Istrefin qe beri shqiponjën, por ama kosovarëve në Durrës ua fusim sa krahu.

Ne krenohemi me Xherdan Shaqirin që bëri shqiponjën, por kosovarëve 10 euro ua ndërrojmë me 1000 lekë.

Ne krenohemi me Granit Xhakën që bën shqiponjën, por ama kosovarët i quajmë njerëz të trashë që vijnë me speca dhe domate në plazh.

Ne krenohemi me Rita Orën që bën Shqiponjën, por fustanin dhe këpucët që bëjnë 20 mijë lekë ua lëmë 30 euro e më shumë.

Ne krenohemi me çdo kosovar në botë, por çdo kosovar që vjen në Shqipëri ua fusim, fort e më fort.

Nesje, ne ua fusim 3 muaj vere, ata na bejne krenar 365 dite ne vit <3

Thank You Kosovo, ka shkruar ai në facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë