Loading…
E thotë ministrja: 29 gushti vendimtar për vizat
  • Nga

  • METRO

  • 16/08/2018 | 15:22

...

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me raportuesin e PE’së për Kosovë, Igor Sholtes, me të cilin biseduan për hapat e ardhshëm të procesit të liberalizimit. Ajo përmendi datën 29 gusht si datë vendimtare që Kosova të marrë dritën e gjelbër, transmeton Gazeta Metro.


Ministrja e informoi Sholtesin se Kosova  është duke vazhduar reformat dhe zbatimin e MSA-së dhe kërkoi që procesi i vendimmarrjes sa i përket liberalizimit të vizave të përshpejtohet.

Ndërsa, e njëjta theksoi se qytetarët e Kosovës e kanë të qartë se janë në prag të liberalizimit të vizave dhe po presin me padurim lëvizjen e lirë. Ministrja Hoxha po ashtu e njoftoi Raportuesin për Kosovën për fushatën e vetëdijesimit për liberalizimin e vizave të cilën e ka filluar Ministria e Integrimit Evropian, me theks të veçantë informimin e qytetareve sa i përket asaj se çka nënkupton liberalizimi i vizave si dhe sanksionet që mund të pasojnë në rast të keqpërdorimit.

Në anën tjetër, Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Sholtes e e falënderoi Ministren Hoxha për angazhimin e saj gjatë gjithë procesit dhe e siguroi se ka mbështetjen e plotë për të përshpejtuar vendimmarrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Sholtes, po ashtu e njoftoi Ministren për hapat e ardhshëm, për takimin e Komitetit LIBE më datën 29 gusht,  ku liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë në agjendë dhe jemi optimist që të marrë dritën e gjelbër për të ecur tutje./Gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë