Loading…
E tmerrshme: Gruaja 150 kg ulet mbi një vajzë të vogël dhe e shtyp
  • 18/10/2017 | 22:23

...

Donte të ndëshkonte kushërirën e saj të vogël – Dericka Lindsay – 9 vjeçe për sjelljen e saj të keqe, kështu që u ul duke rënduar mbi të për 12 minuta.


Një ndëshkim fatal për të miturën, e cila u shtyp nga 150 kg e gruas dhe nuk mundi të mbijetojë. Ngjarja ka ndodhur në Pensacola (Konteja e Eskambias) në Florida, SHBA.

64-vjeçarja Veronica Green Posey, është arrestuar me akuzën e vrasjes, e rënduar nga mënyra e ekzekutimit ndaj fëmijës dhe pastaj është liruar pasi pagoi 125 mijë dollarë me kusht. Ndërkohë, prindërit akuzohen për neglizhencë që nuk ndaluan gruan dhe janë akoma në burg.

Nga raporti i policisë, del se Posey është ulur mbi fëmijën, e cila në ato momente ndodhej mbi divan, sepse nuk arrinte ta qetësonte në mënyra të tjera. Kishte provuar ta qetësonte duke e qëlluar me tuba metalikë, por me sa duket “nuk ishte e mjaftueshme”.

Në 10 minutat e para të dënimit, fëmija kishte kërkuar ”mëshirë”, duke i thënë gruas se nuk arrinte të merrte frymë. Në dy të fundit, nuk foli më. Në atë pikë, Veronica u ngrit dhe u përpoq ta kthejë në jetë. Edhe ardhja e ndihmës së shpejtë nuk ishte e mjaftueshme, ndonëse e mitura u transportua në spital me shpejtësi. Fëmija kishte vdekur për shkak të një ataku në zemër.

Shërbimet sociale u përballën me familjen e të miturës. Policia ka nisur hetimet për të kuptuar nëse vdekja mund të ishte shmangur. “Do të bashkëpunojmë me Escambia County Sheriff’s Office për të hedhur dritë mbi ngjarjen”, – ka deklaruar Mike Caroll, Sekretar i Departamentit që kujdeset për familjet dhe fëmijët në Florida.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë