Loading…
E viziton vajza e Trump, autoritetet pastrojnë qytetin milionësh nga lypësit dhe të pastrehët
  • 13/11/2017 | 14:45

...

Në qytetin indian Hyderabad prej 28 deri 30 nëntor do të mbahet samiti i madh ekonomik, ndërsa mysafirja e posaçme duhet të jetë Ivanka Trump. Në mënyrë që e bija dhe këshilltarja e presidentit Donald Trump të ndihet sa më mirë në Indi, autoritetet e qytetit kanë vendosur që t’i largojnë nga rrugët të pastrehët dhe lypësit, të cilët në këtë qytet 7 milionësh janë vërtet shumë.


Në aksionin e madh policor tashmë janë “zhdukur” rreth 400 lypës, ndërsa në dhjetë ditët e ardhshme pritet që ky numër do të shkoj deri në rreth 6.000!

“Njerëzit janë larguar për çështje sigurie”, kanë thënë shkurt në polici, por kur kanë shtuar se “Ivanka Trump ka vendosur të shëtisë nëpër qytet”, atëherë ishte i qartë qëllimi i aksionit, transmeton gazetametro.net.

Në polici kanë thënë se këta njerëzit e mjerë janë vendosur në “qendrën rehabilituese” e që është në të vërtet, burgu Chanchalguda!

“Vendimin për “ta pastruar” qytetin nga të pastrehët ka marrë shefi i policisë. Disa kanë protestuar sepse iu është marrë e drejta të jetojnë aty ku dëshirojnë, por ne iu përgjigjëm se kjo është në të mirë të atyre, sepse do ta kenë më mirë në “qendrën e rehabilitimit”, ka thënë njëri prej organizatorëve të samitit Narender Reddy. /gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë