Loading…
E zbulon Memli: Këta janë dy politikanët me të cilët kanë qenë në një bankë në shkollë
  • 14/11/2017 | 14:26

...

Memli Krasniqi të premtën ishte protagonist i rubrikës “Kë zgjedh” të emisionit ‘Mirage’.


Rubrika e cila vë në siklet fytyrat publike për të zgjedhur mes emrave të njohur, këtë herë e kishte cak Memli Krasniqin.

Pasi që para se të bëhej politikan ai ka qenë reper i njohur, Memli kishte për detyrë të zgjedhte mes emrave të estradës dhe atyre të politikës.

Përveç se përmendte një emër, Memli tregonte edhe arsyen se përse ishte pikërisht ai person që e zgjedhte mes opsioneve të dhëna, e në një rast të tillë ai zbuloi edhe se kush janë dy politikanët me të cilët ka qenë në një bankë në shkollë.

Memli tregoi se dy shokë të bankës pati, Blerand Stavilecin dhe Uran Ismailin, prandaj dhe nuk mundi të zgjedh mes këtyre dyve.

Se çka thotë Memli për ta, mësojëni duke klikuar në videon e mëposhtme nga minuta 3:10.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë