Loading…
E zbulon Milaim Zeka: Edi Rama më tha që vetëm një i çmendur si Sali Berisha e ka bërë rrugën e kombit
  • 14/03/2018 | 12:04

...

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se po ndihet keq me gjuhën fyese të politikanëve kosovarë.


Por, duke dashur të tregojë që kjo nuk po ndodhë veç në Kosovë, ai ka treguar një bisedë që kishte patur me kryeministrin Edi Rama, shkruan gazetametro.net.

Zeka tregon se e kishte pyetur Ramën se a mund të flas vetëm një herë mirë për Sali Berishën, e sipas Zekës, edhe atëherë kur ia kishte numëruar një të mirë e kishte përdorur një term fyes.

“E pata pyet Edi Ramën në një takim: A mundesh me folë një herë mirë në ndonjë intervistë, për Sali Berishën? Më pati thënë: Vetëm ky i çmendur e ka bërë rrugën e kombit”, ka thënë Zeka.

Ndërkohë, kjo analogji e Zekës i shërbej për të kërkuar që të ndalen fyerjet dhe të gjenden elementet pozitive në punën e Qeverisë.

Ndryshe, sot në Kuvendin e Kosovës ‘shpërthyen’ fyerjet pasi edhe Haradinaj iu drejtua deputetëve duke akuzuar se po ‘rrejnë’ duke ngritur tonin, për të cilën gjë kërkoi falje pas 5 minutash./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë