Loading…
E zbulon vetë: Legjenda i kthehet boksit pas 11 vitesh për duelin me McGregor
  • 15/11/2017 | 00:03

...

Ish kampioni i boksit në kategorinë e mesme, Oscar De La Hoya, ka bërë të ditur lajmin se është duke u stërvitur për një duel me irlandezin Conor McGregor.


De La Hoya vlerësohet si një ndër më të mirët e të gjitha kohërave në boks, ndërsa ka 11 vjet që nuk është ngjitur në ring.

Tashmë 44 vjeç, meksikani ka thënë se është ende në gjendje të boksojë.

“E di që ende e kam brenda. Tashmë kam stërvitur në mënyrë të fshehtë. Jam më i shpejtë dhe më i fortë se kurdoherë”, ka thënë De La Hoya.

“E di që mund të rrëzoj McGregorin në 2 raunde. Do të rikthehem për atë luftë. Dy raunde është krejt çka më duhet” theksoi ai.

Duket se meksikania mësuar nga gjuha që përdori në media McGrgor, që fitoi miliona euro në duel me Floyd Mayweather, edhe pse në ring u pa se ishte konkurrent i denjë për kampionin amerikan. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë