Loading…
“Edhe 10 ditë i kanë mbetur botës”, NASA shpjegon teorinë konspirative (Video)
  • 13/09/2017 | 22:45

...

Në ditët e fundit është spekuluar shumë, sidomos nëpër rrjete sociale, se një planet tjetër i quajtur Nibiru do të godasë tokën më 23 shtator.


David Meade një teoricien i njohur i konspiracionit , shprehet se planeti Nibiru, i njohur si “Planeti X” do të shfaqet në horizont dhe do të godasë tokën.

Sipas parashikimit të tij data 23 shtator 2017 është data që do të goditet toka.

Në thelb ai beson në teoritë në Bibël dhe thotë se goditja do të jetë aq e fortë sa të shkaktojë tërmete dhe vullkane të fuqishme.

Meade, gjithashtu beson se shenjat në piramidat e Gizës në Egjipt japin të njëjtën datë, dhe se “Planeti X” do të kalojë rreth katër milionë kilometra larg Tokës, por edhe në distancë forca magnetike e planetit në Tokë do të nxiste tsunami, ndryshime polare.

NASA, pretendime të tilla i ka mohuar edhe vite më parë kur besohej se sipas shkrimeve dha kalendarëve të fisit Maja fundi i botës do të ndodhë.

Nga NASA shprehen se këto teori janë mashtrime, përcjell albeu.com.

“Nëse Nibiru ose Planet X janë të vërtetë dhe u drejtuan për një takim me Tokën në 2012, astronomët do ta kishin ndjekur atë për të paktën dekadën e kaluar dhe do të ishte e dukshme deri tani me sy të lirë. Natyrisht, nuk ekziston”, ka thënë NASA.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë