Loading…
Edhe dikush po mbështetë idenë për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
  • 21/08/2018 | 23:48

...

Mundësinë e korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po e mbështetë edhe Jelena Miliq, drejtoreshë e Qendrës për Studime Euro-Atlantike.


Në një intervistë për gazetën serbe Kurir, Miliq ka thënë se korrigjimi i kufijve është zgjidhja më pak e keqe për Prishtinën dhe Beogradin.

“Ideja për korrigjim të kufijve nuk është sqaruar mjaftueshëm por në parim e mbështes atë. Korrigjimi i vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ndoshta do të ishte zgjidhja e vetme e mundshme dhe më pak e keqe”, ka thënë Miliq, transmeton lajmi.net.

Ajo ka folur edhe për përkrahjen që kjo mundësi mund ta ketë nga fuqitë botërore.

Miliq e ka përmendur Gjermaninë që kategorikisht është kundër ndryshimit të kufijve.

“Më duket se edhe Moska nuk është e kënaqur me idenë e korrigjim të kufijve. Gjithashtu edhe Merkel. Ata po thonë se zgjidhja duhet të jetë fleksibile dhe të mos shkaktjë konflikte në rajon”, thotë Miliq.

Por për sa kohë mund të arrihet kjo zgjidhje? Miliq thotë se ende ka kohë, dhe se zgjidhja finale mund të merr kohë.

“Sigurisht që nuk ka zgjidhje ideale për asnjërën palë”, përfundon Jelena Miliq.

Ndryshe, afat optimal për zgjidhjen Kosovë-Serbi po vlerësohet pranvera e vitit 2019.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë