Loading…
Edhe Mercedesi hyn në garë, vjen SUV-i luksoz elektrik
  • 12/09/2018 | 18:03

...

Mercedes EQC është fillimi për Mercedesin. Janë paralajmëruar edhe dy elektrolimuzina dhe dy SUV-ë me rrymë. EQC ka rreze prej 450 kilometrash, maksimalisht arrin shpjetësinë prej 180 në orë, ndërsa në shitje del në pranverë


Tesla dhe Model X-i i tij elektrik po fitojnë gjithnjë e më shumë konkurrentë. I pafi ka qenë Jaguar I-Pace, tashj ka arritur Mercedes EQC, ndërsa javën e ardhshme Audi do të prezantojë e-tron-in e tij, transmeton gazetametro.net.

 

Mercedesi me gjatësi 476 cm është vendosur në mes të Jaguarit e Teslas. Për lëvizje janë përgjegjës dy motorë elektrikë. Fuqia është 408 KS, ndërsa në bateritë me kapacitet 80 kWh ka mjaft rrymë për 450 kilometra, sipas të dhënave të fabrikës.

Shpjetësia maksimale është kufizuar në 180 km/h, ndërsa përshpejtimin deri në 100 km/h duhet ta arrijë për rreth 5 sekonda. Bagazhi ka kapacitet 500 litrash. EQC-ja do të jetë në shitje në pranverë, ndërsa në Gjermano do të kushtojë 75.000 euro.

/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë