Loading…
Edhe nëntë projekte filmike mbështeten nga Qendra Kinematografike
  • 16/08/2018 | 20:25

...

Para disa javëve Qendra Kinematografike e Kosovës publikoi listën e projekteve të subvencionuar për vitin 2018-të. shkruan KultPlus.

Pas këtij vendimi erdhi edhe vizita e ministrit të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës, ku konfirmoi rritjen e buxhetit për këtë institucion kinematografik, shkruan KultPlus. Pas konfirmimit të rritjes së buxhetit, QKK mblodhi edhe njëherë juritë vlerësuese për të subvencionuar edhe plotë nëntë projekte të tjera.

Këto projekte janë përzgjedhur në bazë të radhitjes së poenëve të fituara më parë.

Më poshtë lista e projekteve në kategorinë e projekteve për filmat e metrazhit të gjatë, që kanë fituar mbështetje në QKK nga rritja e buxhetit:

“Debora”; shtëpia filmike: Raven City Production; producenti: Luigj Bejta; skenaristi: Arlinda Morina; regjisori: Arlinda Morina.

“Lëkura e krokodilit”; shtëpia filmike N.SH. Filmatory 2656; producenti: Teuta Krasniqi; skenaristi: Ilirjan Himaj; regjisori: Ilirjan Himaj.

“Heshtja e sirenave”; shtëpia filmike N.SH. Frame; producenti: Arben Shala; skenaristi: Gazmend Nela; regjisori: Gazmend Nela.

Në kategorinë e projekteve për filmit të metrazhit të gjatë-dokumentar:

“Lufta për shkollën“; shtëpia filmike: N.I. Idea; producenti: Nuhi Bytyçi; skenaristi: Nuhi Bytyçi; regjisori: Ilir Kabashi.

“Fisi i humbur“; shtëpia filmike Sorra SH.P.K.; producenti: Fitim Shala; skenaristja: Garentina Kraja; regjisorja: Arzana Kraja.

“Rrugëtimi im nga Shkupi përmbi Zagreb, deri…“; shtëpia filmike Ndërmarrja për marketing; producenti: Kujtim Shabani; skenaristi: Mirjana Novak Perjanec; regjisori: Mirjana Novak Perjanec.

“Kosova dhe Hebrenjtë“; shtëpia filmike: AS-Film; producenti: Lorena Sopi; skenaristi: Jakov Sedlar, Rabbi Robert Selzer; regjisori: Jakov Sedlar.

Në kategorinë e projekteve për zhvillim skenari:

Tifozi i Jugosllavisë, shtëpia filmike N.SH. Industriel, producent: Arian Krasniqi, skenarist: Arian Krasniqi.

“Ikja”, shtëpia filmike Fokus film, producenti: Artur Tahiraj, skenaristi: Artur Tahiraj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë