Loading…
Edhe një parti serbe proteston kundër pushtetit të Vucicit
  • 06/12/2018 | 18:51

...

Partia e re e Serbisë ka ftuar që në mënyrë të civilizuar e të dinjitetshme ta kundërshtojnë dhunën “progresiste”

Partia e re e Serbisë i ka ftuar simpatizuesit dhe qyetarët që të enjtën në orën 18 t’i bashkohen tubimit protestues në platenë afër Fakultetit Filozofik në Beograd pa kurrëfarë shenjash partiake dhe që në mënyrë të civilizuar e të dinjitetshme ta kundërshtojnë dhunën “progresiste” (të partisë së kryetarit serb, Aleksandar Vucic) mbi shtetin, transmeton GazetaMetro.net.

Në kumtesën e transmetuar nga mediet serbe, Partia e re ka vlerësuar se për shkak të etiketimit të kundërshtarëve politikë, dhunës, shkleljes së lirisë së medieve dhe ashpërsimit të qasjes së pushtetit ndaj atyre që mendojnë ndryshe, të gjitha partitë politike të shtunën duhet lënë anash dhe të tregohet se e drejta themelore për shprehje të lirë të qytetarëve të cilët nuk mendojnë njësoj si pushteti, nuk mund e nuk guxon të mohohet.

Në kumtesë më tej Pafrti e re thekson se po e përjetojnë “terrorin e shumicës” dhe se Serbia ka forcë të ndryshojë.

Një ditë më parë shëti protestuese ka paralajmëruar Lëvizja Dveri.

“Shëtia protestuese do të mbahet me rastin e dhunës politike, të cilën regjimi po e zbaton kundër kundërshtarëve politikë, por edhe kundër të gjithë njerëzve, të cilët shprehim mospajtimin me politikën aktuale”, i ka thënë një zyrtar i kësaj Lëvizjeje./GazetaMetro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë